Si chiude il conteggio delle schede elettorali relative al voto in condizioni particolari e al voto per le persone con bisogni speciali. La notizia è stata resa nota dal portavoce della Commissione Centrale delle Elezioni (KQZ), Valmir Elezi, il quale ha chiarito tuttavia che la KQZ ha avviato il conteggio della seconda parte delle schede elettorali che riguardano il voto all’estero, ovvero il voto tramite posta.
“Të martën, më 6 janar, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar fletëvotimet e 57 vendvotimeve, në të cilat më 28 dhjetor u mundësua votimi me kusht, si dhe janë numëruar 37 kutitë e votimit brenda të cilave janë vendosur fletëvotimet nga votimi i personave me nevoja të veçanta, votimi i të cilëve është mundësuar ditën e zgjedhjeve përmes ekipeve mobile. Pra, në vazhdim të procesit të numërimit do të përfshihen fletëvotimet nga votimi përmes postës tërheura më 2 dhe 5 janar 2026 nga kutitë postare jashtë Kosovës”, deklaroi Elezi.
Sipas njoftimit të KQZ-së, më 2 janar, nga kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, Neë York, Kanbera dhe Kopenhagë, janë tërhequr 8,180 pako të tjera me fletëvotime, ndërkaq më 5 janar, nga 13 kutitë postare, në: Tiranë, Berlin, Vjenë, Bernë, Bruksel, Hagë, Podgoricë, Oslo, Shkup, Otavë, Ljublanë, Romë dhe Prishtinë, janë tërhequr 11,867 pako me fletëvotime. Pjesa më e madhe e tyre janë sjellë në Kosovë.
Ndërkaq, fletëvotimet e numëruara më herët në QNR (3 – 5 janar 2026) dhe që i takonin votimit përmes postës, ishin pjesë e më shumë se 28 mijë pakove me fletëvotimes që ishin tërhequr nga KQZ para vitit të ri.